FEMRAT ÇMENDEN PAS TIJ/ Por Channing Tatum nuk gjen dot të dashur – AlpeGossip
FEMRAT ÇMENDEN PAS TIJ/ Por Channing Tatum nuk gjen dot të dashur

FEMRAT ÇMENDEN PAS TIJ/ Por Channing Tatum nuk gjen dot të dashur

Channing Tatum është padyshim një nga meshkujt më të pëlqyer të Hollywoodit dhe vajzat çmenden pas tij. Së fundmi Tatum u nda nga këngëtarja Jessie J, pas një viti bashkë. Mirëpo pas ndarjes nga Jessie J, aktorit nuk po i ecin gjërat dhe aq mirë.

Edhe pse është shumë i preferuar nga femrat dhe të gjitha do donin të lidheshin me të, sërish Tatum po përdor një aplikacion i cili shërben për të njohur njerëz të rinj e për të dalë në takime.

“Ai ka përdorur aplikacionin Raya për disa javë. Dëshiron të takohet me dikë”, ka thënë një burim për “E!News”.

Ndërkohë vetëm pak kohë më parë Tatum ishte divorcuar edhe nga bashkëshortja e tij Jenna Dewan.