NGA TUNA ME NORËN TEK…/ Ja vip-et shqiptare që janë KUNATA me njëra-tjetrën – AlpeGossip
NGA TUNA ME NORËN TEK…/ Ja vip-et shqiptare që janë KUNATA me njëra-tjetrën

NGA TUNA ME NORËN TEK…/ Ja vip-et shqiptare që janë KUNATA me njëra-tjetrën

Në showbizin shqiptar kemi parë vajza të cilat përtej ekranit janë edhe shoqe të ngushta. Më të njohurat janë Arbana Osmani me Xhemi Shehun,  Ciljeta dhe Ingrid Gjoni, Elvana Gjata dhe Jonida Vokshin. Por, përtej miqësisë, disa nga vajzat e njohura kanë edhe marrëdhënie familjare. Ja kush vipa janë kunata me njëra-tjetrën.

Nora Istrefi dhe Tuna

Edhe pse nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën, dy këngëtaret, janë kunata. Bashkëshorti i Tunës, Patris Berisha dhe bashkëshorti i Norës, Robert Berisha janë vëllezër.

Aurela Gace dhe Gerta Mahmutaj

Skerdi, bashkëshorti i Aurelës dhe John i fejuari i Gertës, janë vëllezër. E gjithë familja është e përfshirë në fushën e muzikës.

Pak kohë më parë dy kunatat, ishin pjesë e së njëjtës bandë muzikore ku këndonin live çdo fundjavë. Ndërsa tani, Gerta është shkëputur disi nga muzika.

Juliana Pasha dhe Miranda Dupi

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Juliana Pasha është kunatë me Miranda Dupin. Bashkëshortët e tyre janë vëllezër. Kuratore e imazhit të shumë vipave në Shqipëri, Miranda, kujdeset edhe për look-un e kunatës së saj, Julianës.

Beti Njuma dhe Dalina Buzi

As nuk na shkonte ndërmend që dy gazetaret e njohura Beti Njuma dhe Dalina Buzi, mund të ishin pjesë e një familjeje. Kjo për shkak se asnjëra prej tyre nuk e ka publikuar këtë fakt, deri pak kohësh, ky detaj u zbulua në një intervistë televizive të Dalinës.

Është vështirë të gjesh një foto të tyre së bashku, pasi nuk kanë publikuar asnjë të tillë. Por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia e tyre nuk është e mirë.

Xhensila Myrtezai dhe Ana Kallaku

Spikerja e lajmeve Ana Kallaku, është motra e Besit, tashmë bashkëshorti i Xhensila Myrtezai. Vajzat kunata janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, ndaj nuk lënë rast për ta shprehur këtë fakt.

Suela Bako dhe Erjona Rusi

Aktorja Suela Bako dhe gazetarja Erjona Rusi janë pjesë e një familjeje. Suela është martuar me aktorin Romir Zalla, ndërsa Erjona është bashkëshortja e vëllait të Romirit, Edmond Zalla. Në një intervistë televizive ata kanë deklaruar se kanë një marrëdhënie si shoqe të ngushta, jo kunata.