“MË MENDUAN TË VDEKUR…”/ Albana Osmani zbulon një fakt interesant nga jeta e saj (FOTO) – AlpeGossip
“MË MENDUAN TË VDEKUR…”/ Albana Osmani zbulon një fakt interesant nga jeta e saj  (FOTO)

“MË MENDUAN TË VDEKUR…”/ Albana Osmani zbulon një fakt interesant nga jeta e saj (FOTO)

Moderatorja Albana Osmani ka zbuluar së fundmi një fakt mjaft interesant nga jeta e saj. Krahas fotos ku shfaqet duke qeshur me të madhe, Albana ka shkruar në “Instagram” se ndryshe nga fëmijët e tjerë ka lindur duke qeshur.

“Ndryshe nga të tjerë, unë kam lindur duke qeshur. Pasi doktori mendoi se unë kisha lindur e vdekur, unë nisa të qesh. Nga ai moment unë vazhdoj të qesh me atë doktorin budalla”-ka shkruar moderatorja, së cilës nuk i ka munguar kurrë në portret buzëqeshja.

Risjellim në vëmendje se Albana është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani televiziv, për t’iu përkushtuar fushatës së saj sensibilizuese “Ti je një luledielli”, që konsiston në grumbullimin e parave për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.