HUMBI SHAMINË GJATË PERFORMANCËS/ Elvana ka një kërkesë për fansat – AlpeGossip
HUMBI SHAMINË GJATË PERFORMANCËS/ Elvana ka një kërkesë për fansat

HUMBI SHAMINË GJATË PERFORMANCËS/ Elvana ka një kërkesë për fansat

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u mbajt nata e parë gjysmëfinale e ‘Festivalit të Këngës’ ku performuan 10 ndër artistët konkurrentë. Një ndër to ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, me këngën e titulluar ‘Me tana’.

Një pjesë e koreografisë ishte e menduar të këndohej me shami, por për shkak të lëvizjeve të shumta, Elvana e humbi atë. Megjithatë kjo nuk e ka penguar për të dhuruar një performancë të jashtëzakonshme.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shihet duke kërcyer nga mbrëmja e djeshme dhe shkruan: “Unë e humba shaminë mbrëmë, por ju mos u ndalni, më dërgoni video me shaminë”.