Mësoni më shumë mbi filmin shqiptar që pritet të dali së shpejti! Kush janë protagonistët dhe ç’pritet të ndodhë (FOTO) – AlpeGossip
Mësoni më shumë mbi filmin shqiptar që pritet të dali së shpejti! Kush janë protagonistët dhe ç’pritet të ndodhë (FOTO)

Mësoni më shumë mbi filmin shqiptar që pritet të dali së shpejti! Kush janë protagonistët dhe ç’pritet të ndodhë (FOTO)

Zakonisht jemi skeptikë kur vjen puna të filmat shqiptarë, por këtë herë ju premtojnë se do të shihni diçka ndryshe.

Duke filluar që nga titulli që është “LOVE” (Dashuri) mund t’a kuptoni që do të keni surpriza.

 

Përmbajtja e filmit rrotullohet rreth katër miqve (Genti Kame, Gentian Zenelaj, Gent Hazizi, Herion Mustafaraj) të cilët janë duke kaluar krizën e moshës së mesme, secili në mënyrën e tij të veçantë.

Pra historia degëzohet në katër jetët e tyre dhe në labirintet ku përfshihen. Do të ketë martesa të dështuara, ndarje, tradhëti, emocione të reja që lindin nga histori të vjetra, etj etj etj.

Do na serviren katër këndvështrime të ndryshme mbi dashurinë dhe gjithë diversitetin që e karakterizon këtë ndienjë.

Ndryshe nga filmat e tjerë, do të preken disa tematika delikate të shekullit 21 por nuk duam t’ju bëjmë spoilers sepse ju e dini që ne duam t’ju lejojmë të keni kënaqësinë t’a përjetoni 100% eksperiencën e të parit një film.

Kasti do të ketë emra shumë të njohur, qoftë ata aktorë shqiptarë, qoftë emra nga bota e showbiz-it.

Një ndër këta emra do të jetë edhe moderatorja e famshme Sara Kolami.

Duke qenë se Sarën e kemi më pranë dhe kemi patur mundësinë të “vjedhim” ndonjë informacion prej saj, po ju tregojmë ca më shumë mbi rolin që ajo do të ketë.

Sara ka rolin e një vajzeje 25 vjeçare që punon në një bankë dhe që nuk e vret shumë mendjen por do vetëm të shijojë jetën. Ajo është e zgjuar dhe e di se çfarë do.

Personazhi quhet Daniela dhe përfshihet në një lidhje me një nga katër miqtë e lartëpërmendur, por historia s’është aq e thjeshtë.

Historia më shumë se një histori e mirfilltë, është një fiksim i saji që ajo i ka vënë qëllim vetes t’a përmbushë.

“Është një film që portretizon jetën reale, disa njerëz arrijnë të kenë martesa të suksesshme, por ama martesat ndryshe nisin dhe ndryshe përfundojnë. Ironia është se dikujt ja ka nxirë gruaja, dikush tjetër dashurohet, tjetri nuk do t’ja dijë më, etj. Është film interesant por pak sad (i trishtë), sepse idealizon dashurinë por e vërteta është ndryshe” – shprehet Sara, e cila gjithashtu foli mbi pasionin e saj për aktrimin dhe filmin, gjë që ja rikujtoi performanca në këtë prodhim.

Ku i dihet, nga shkëndija që i pashë në sy mund të them se ndoshta tani do t’a shohim Sarën më shpesh në ekranin e madh, jo vetëm si moderatore.

Me regji të Dionis Papadhimitrit, filmi LOVE pritet të dali në vjeshtë.