Këngëtarja e hitit “Me ngadalë”, Anjeza Branka, prej disa kohësh nuk ka lançuar projekte të reja, megjithatë ajo qëndron mjaft aktive në profilin e saj në Instagram. Së fundmi, Anjeza ka ndarë me ndjekësit disa foto e video ku tregon se po shijon në maksimum pushimet e saj.
Por, një foto e këngëtares disa minuta më parë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo i ka ndezur temperaturat duke pozuar nga bregu i detit.
Anjeza shfaqet e ulur në gjunjë në rërën e plazhit, teksa merr rreze dielli dhe vështron nga deti. Mirëpo, këngëtarja ka mbuluar me duar gjoksin e saj, pasi nuk ka veshur fare reçipeta, duke i çmendur me siguri të gjithë pushuesit në bregdet.