MËNGJESI E GJETI ME NJË VAJZË/ FOTO: Deputeti shqiptar i PD-së pas DY djemve i “plotësohet” dëshira – AlpeGossip
MËNGJESI E GJETI ME NJË VAJZË/ FOTO: Deputeti shqiptar i PD-së pas DY djemve i “plotësohet” dëshira

MËNGJESI E GJETI ME NJË VAJZË/ FOTO: Deputeti shqiptar i PD-së pas DY djemve i “plotësohet” dëshira

Pas dy djemve vjen në jetë një vajzë.

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj është bërë baba për herë të tretë.

Shehaj ka postuar një foto në profilin e tij në “Facebook”, aty ku ndan edhe lajmin për miqtë dhe mbështetësit e tij.

“Të dashur miq, pas dy djemve, Zoti na bekoi dje me një vajzë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar te jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan deputeti i PD Agron Shehaj.

Ai është zgjedhur deputet i PD-së për qarkun e Vlorës, ndërsa u kthye pas shumë vitesh emigrimi në Itali.

Ai është gjithashtu një biznesmen i suksesshëm në tregun e call center.