“Ka pederasta që duan t’i q** me atë artificialin”, si rekrutohen vajzat shqiptare në Europë – AlpeGossip
“Ka pederasta që duan t’i q** me atë artificialin”, si rekrutohen vajzat shqiptare në Europë

“Ka pederasta që duan t’i q** me atë artificialin”, si rekrutohen vajzat shqiptare në Europë

Prostitucioni dhe historiku i shfrytëzimit të vajzave shqiptare është një “fenomen” që vijon të vrasë shoqërinë tonë që nga periudha post-komuniste, kur shqiptarët morën rrugën e emigracionit dhe tranzicionit.
Rastet e vajzave të reja shqiptare, të cilat shfrytëzohen për shërbime seksuale në Evropë janë të shumta edhe në ditët e sotme.

Emisioni “Fiks Fare” ka zbuluar sot një skemë se si vajzat shqiptare rekrutohen për qëllime shfrytëzimi në Europë.

Rasti u zbulua lehtë pasi në faqen online “njoftime falas” ishte publikuar një lajmërim për punësim ku kërkoheshin vajza të paraqitshme që do të paguheshin mbi 3000 euro në muaj. Pasi emisioni ka dërguar mesazh në email, ka marrë përgjigje nga një djalë i cili ka shkruar me numër spanjoll duke shpjeguar kushtet. Pasi i shpjegon kushtet e përgjithshme dhe e këshillon se nuk duhet të shëndoshet më shumë se 65 kg, ai i jep numrin e një vajze nga Vlora për të folur në telefon.

Vajza në fjalë i lë një takim në qytetin e Vlorës ku i shpjegon që bëhet fjalë për shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Ajo i thotë:

Fitimi është 50 me 50 % me djalin ndërsa për afatin kohor mund të rregullojmë që të qëndrosh edhe më shumë se 3 muaj, pasi kam njerëz në Portin e Vlorës. Me një klient kalohet 15-20 minuta, ndërsa numri i tyre mund të jetë deri në 20 në natë. Puna është në lokal ose në shtëpi. Në lokal fitimi është më i ulët dhe duhet të paguash edhe hotelin që është sipër lokalit. Në fund fitimi me tutorin ndahet përgjysmë.
Deri në Itali do ikim me autobusin Shqipëri – Itali. Dhe në Xhenova, do marrim tjetrin për në Spanjë. është 3 ditë rrugë. 32 orë. Mund të rrish edhe një natë në Itali, se mund të vesh në Itali mund mos ta kapësh dot për në Spanjë (autobusin) për në Bilbao, Loreto. Është një qytet më i mirë, i pasur si vend. Ka lekë. Pastaj për në klub ose për në shtëpi, si ta lëmë ne gocat me njëra tjetrën. Unë s’jam për klub për vete se vete ora 6 të darkës deri 6 të mëngjesit, kurse në shpi është tjetër gjë, rri si të duash. Merr në telefon klienti rri bëhesh gati mbaron punë. Pagesa varet 500, 600 sa do i thuash ti sa do i kërkosh. Po për të vajtur nëpër shtëpia nuk është se ka shumë, te klubi ka që i marrin, hajde një natë te shtëpia ime.”

Më tej ajo i shpjegon edhe se çfarë i kërkojnë klientët që të bëjë. Ndërsa shpjegon se ata mund të jenë zezakë, marokenë, kinezë. Gjithashtu i thotë se duhet ta mbajnë çmimin e ulët pasi konkurenca është e madhe nga rumunet, moldavet dhe kinezet.

Ajo tregon:

Ka nga ata që të marrin në dhomë të paguajnë dhe s’bëjnë asgjë, pinë të bardhë. Një tjetër më tha mua më bëj sh.. në gojë. Një tjetër më tha mua, më dha 100 euro, më jep tangat tha. Tangat te kinezi i kisha blerë 5 euro. Ka dhe të tjerë nga këta pederastët që duan t’i q. në b… Ka artificial vendos atë edhe… Ka dhe pleq që s’të bëjnë gjë fare, vetëm të lëpijnë. Shumica janë moshatarë atje se ata kanë lekë. Edhe japin lekë shpenzojnë. Kaloi 20 minuta, mbaroi koha i thua, do të rrish më? Paguaj. Ata paguajnë vërtet. Të them të drejtën, vetëm çuna të rinj s’duan të më vijnë.”