Bleona Qereti gjithmonë ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me dy prindërit e saj, Oli dhe Nazmi Qereti. Ditën e djeshme ishte një datë e shënuar për familjen e tyre, sepse nëna e këngëtares festoi ditëlindjen.
Sot këngëtarja duket se ka nisur pushimet dhe këtë e ka treguar nga postimet që ka bërë në rrjete sociale.
“Pamja nga vendi im i preferuar”, shkruan Bleona në postimin e parë.
Më pas Bleona duket se nuk po i shijon dot vetëm pushimet dhe ka ftuar ti bashkohet dhe nëna e saj së bashku me qenin.
Mami në mënyrë urgjente mere dhe jonnyjdog dhe hajde, i shkruan Bleona të ëmës në një story në Instagram.
Ndoshta me postimin e parë mamaja e saj nuk u bind dhe Bleona i ka bërë një kërkesë të dytë.
“Mama po të pres bashkë me atë gjysmën tjetër tënde Nazim Qeretin. Atë dashurinë jonnyjdog me zor po e pres??? Hajde të lutem”.
Meqë vajza ju lut kaq shumë nuk besojmë se mamaja e saj do ta rrefuzoj. /AlpeNews.al/