I VDIQ GRUAJA 7 VITE MË PARË/ Pensionisti merr foton e saj çdo ditë në plazh - AlpeGossip
I VDIQ GRUAJA 7 VITE MË PARË/ Pensionisti merr foton e saj çdo ditë në plazh

I VDIQ GRUAJA 7 VITE MË PARË/ Pensionisti merr foton e saj çdo ditë në plazh

Një pensionist italian ka marrë vëmendjen e gjithë rrjetit pasi prej kohësh shkon në plazh me foton e gruas me vete.

Giuseppe Giordano, 70 vjeç, nga Gaeta, Itali, humbi gruan e tij Ida, shtatë vite më parë, e ndërsa që nga ajo kohë e ka vizituar bregdetin me një foto të përshtatur të saj pothuajse çdo ditë.

Muajin e kaluar, pensionisti u bë hit në internet pasi pronari i restorantit, Giorgio Moffa, hodhi një fotografi të tij në mediat sociale, para se të shoqërohej me të për të mësuar dhe më shumë për historinë e tij.

Giuseppe, ka folur për herë të parë duke ka thënë se ende nuk mund ta besojë dashurinë që ka marrë nga mijëra njerëz në internet, ndërsa ka shtuar “Unë sjellë foton e Idas, sepse në atë mënyrë e ndiej atë në jetën time dhe nuk ndihem kaq i vetëm”.

70 vjeçari ka punuar fillimisht si inxhinier në radio, së pari në Milano dhe pastaj në Romë, ndërsa u martua me Idën në 1969, dhe kanë tre fëmijë.

Por fatkeqësisht Ida u sëmur me kancer dhe mbijetoi vetëm një vit, derisa vdiq shtatë vjet më parë, në 2011.