Në fakt, të gjithë po të hapim albumet e ca viteve të shkuara do kuptonim se jemi dukur më të mëdhenj në moshë. Në një foto të vitit 2005 që Blendi Fevziu sapo e ka publikuar, do thoshim të njëjtën gjë. Edhe ai, edhe partnerja duken shumë më të freskët tani, 13 vjet më pas.
Veshja? Sigurisht. Vemë dorën në zjarr që Fevziu nuk do ti ndronte për asgjë në botë veshjet e tij me ngjyra, kostumet e prerë pas trupit, e këpucët mokasinë me pantallona e këpucë tipike burrash, shumë në modë ca vite më parë. Por edhe ziku. Te kjo foto gazetari nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme. Barku që duket nga bluza me kopsa nuk është më. Stili i jetës ka ndryshuar, për të pasurit edhe më shumë, ndaj Fevziu i tanishëm është ku e ku krahasuar me këtë të fotos së dikurshme. Ama, një
gjë s’paska ndryshuar: pasioni i tij për udhëtimet që vit pas viti i pasuron albumet me foto të shkrepura në të katër cepat e botës. Pak rëndësi ka se si duket e se ç’ka veshur. Ka kujtime të rralla si pakkush.