“SHUMË KRENAR PËR TË”/ Fadil Berisha kujton kohën kur realizoi setin e parë fotografik të Kendall Jenner – AlpeGossip
“SHUMË KRENAR PËR TË”/ Fadil Berisha kujton kohën kur realizoi setin e parë fotografik të Kendall Jenner

“SHUMË KRENAR PËR TË”/ Fadil Berisha kujton kohën kur realizoi setin e parë fotografik të Kendall Jenner

Kendall Jenner është tashmë një ndër modelet më të njohura në botë, por ndoshta shumë pak mund të kenë dijeni se në fillimet e karrierës së saj, ajo ka pozuar për fotografin shqiptar, Fadil Berisha.

Fotografi i njohur shqiptar në SHBA, Fadil Berisha përmes një fotografie të postuar në Instagram ka kujtuar kohën kur ai ka realizuar setin e parë fotografik për bukuroshen dhe tanimë modelen shumë të njohur, Kendall Jenner.

Seti është bërë për ditën kombëtare të “qenushëve” dhe është në kuadër të një fushate të fotografit me “Sherri Hill” për vetëdijesimin e njerëzve për mbajtjen e qenëve.

“Seti fotografik i parë për Kandell Jenner, në moshën 14-vjeçare. Punuam sëbashku edhe 5 vite te tjera pas këtij seti. Shumë krenar me të”-shkruan Fadili në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar.

Mbetet të shihet nëse Fadil Berisha do arrijë të realizojë edhe ndonjë set të radhës me modelen tashmë të njohur në mbarë botën.