Eurovizion 2018, zbulohen emrat e jurisë shqiptare! Nga Bojken Lako tek Rosela Gjylbegu – AlpeGossip
Eurovizion 2018, zbulohen emrat e jurisë shqiptare!  Nga Bojken Lako tek Rosela Gjylbegu

Eurovizion 2018, zbulohen emrat e jurisë shqiptare! Nga Bojken Lako tek Rosela Gjylbegu

Është përzgjedhur juria profesioniste shqiptare e muzikës,e cila do të vlerësojë dhe japë pikët për këngët konkurruese në Eurovizion.
Edhe këtë vit janë përzgjedhur emra mjaft të njohur në fushën e muzikës dhe jo vetëm. Ata do të jenë këngëtarja Rosela Gjylbegu, këngëtarja Kamela Islamaj, kantautori Elton Deda, kantautori Bojken Lako dhe publicisti Ben Andoni.

Juria do të ndjekë performancën gjenerale dhe dy gjysmëfinalet, ndërsa do të votojë më pas bazuar në vokal, performancë, paraqitje, skenografi dhe elemente tjera muzikore. Gjithashtu vota e tyre do të barazohet edhe me atë të publikut.

Këtë vit Shqipëria vjen e përfaqësuar nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.