Përdor të parën shampon apo balsamin? Paskemi vepruar gjithë jetën gabim – AlpeGossip
Përdor të parën shampon apo balsamin? Paskemi vepruar gjithë jetën gabim

Përdor të parën shampon apo balsamin? Paskemi vepruar gjithë jetën gabim

Për shumë prej nesh, për të mos thënë për të gjithë, larja e flokëve është një rutinë mjaft standarde: Shampo, shpëlarje me ujë, balsam, shpëlarje sërish dhe kaq.

Megjithatë, sipas ekspertëve, ne paskemi vepruar gabim deri më tani.

Përdorimi i balsamit para se të aplikoni shampon, është një mënyrë fantastike për të siguruar që flokët tuaj të qëndrojnë të ushqyer për më gjatë.

Përdorimi i një sasie të tepërt të balsamit, mund t’ju bëjë të ndiheni sikur flokët po ju rëndojnë shumë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz tani po përpiqen të mbështesin teknikën e kundërt të larjes së kokës, si një mënyrë për të ulur peshën e flokëve duke i dhënë edhe ushqimin që i nevojitet.

Gianna, një blogere që njihet me emrin Nouveau Champ, vendosi të provojë metodën e re të larjes së flokëve për të përcaktuar një herë e përgjithmonë nëse ishte aq e efektshme sa kishte dëgjuar.

“Flokët e mi ndihen më mirë pasi thahen”, konkludoi ajo.

Disa marka të kujdesit për flokët tani po e rekomandojnë këtë qasje si një mënyrë të suksesshme për të zhdukur lagështinë e flokëve tuaj.