PERSONAZH I NJOHUR? Zbulohet kush ishte vajza në krah të Donaldit në festën e BBV – AlpeGossip
PERSONAZH I NJOHUR? Zbulohet kush ishte vajza në krah të Donaldit në festën e BBV

PERSONAZH I NJOHUR? Zbulohet kush ishte vajza në krah të Donaldit në festën e BBV

Festa private e organizuar Post Big Brother duket se ishte dhe fundi i lidhjes së Donaldit me Triksën.

Ndonëse Triksa u duk e mërzitur në festë, Donaldi e ka shijuar festën deri në minutën e fundit. Aktori u ngjit në skenë dhe këndoi këngën që i ka dedikuar Bora Zemanin. Por ajo që nuk u pa as në videot e as në fotot e publikuara në rrjetet sociale është vajza që i rrinte përkrah përgjatë gjithë kohës Donaldit.

Ndonëse finalisti i Big Brother erdhi i shoqëruar nga i vëllai i tij binjak, dhe këngëtari Elgit Doda, shpejt në tavolinë iu bashkua dhe vajza që thuajse askush nuk e njihte në publik, por në botën e biznesit dhe në jetën sociale të Tiranës është mjaft e njohur. Mësohet se përkrah aktorit është Orgesa Kalemi një biznesmene e njohur në Tiranë.

32-vjeçarja ka qenë e ftuar në festë nga Lori Hoxha, si një nga mikeshat e saj dhe duket se aty ka përfituar për të kaluar kohë me Donaldin. Orgesa gjithashtu është vajza brune simpatike e apasionuar pas udhëtimeve dhe jetës luksoze.

Në rrjetet e saj sociale ka poza nga udhëtimet e shumta, ku shfaqet sensuale. Edhe pse e re në moshë, Orgesa është administratorja e një biznesi në Tiranë, biznes ky që i lejon jetën luksoze, por edhe miqësinë me VIP-a dhe emra të njohur nga bota e medias.

Nuk dihet nëse është Orgesa një nga arsyet e ndarjes së Beatrix dhe Donald, duke qenë se shfaqja e saj krah Donaldit vjen pikërisht në natën ku këngëtarja vendosi t’i jepte fund marrëdhënies me të. Deri më tani nga aktori nuk ka asnjë reagim as për ndarjen nga Beatrix, si dhe as për afrimitetin e tij me 32-vjeçaren.