Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj u angazhua menjëherë në projekte televizive. Ai është pjesë e jurisë profesioniste të emisionit “She’s on Top” në Top Channel.
Ish-finalisti i edicionit të dytë të BB VIP, gjithashtu është shumë aktiv edhe në rrjetet e sociale, një mënyrë kjo për të qëndruar sa më pranë fansave të tij. Madje së fundmi, ai ka vendosur që të bëjë një bisedë virtuale me ta.
E sigurisht që pyetjet në lidhje me shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë munguar.
Një ndjekës e ka pyetur Kristin nëse i mungon “Big Brother” dhe i habitur edhe vetë përgjigjet: “Çuditërisht po”.
Duke marrë shkas nga kjo përgjigje, një tjetër e pyet:
“A do shkoje përsëri në BB VIP 3?”.
Dhe e gjeni dot çfarë përgjigje ka kthyer Aliaj?
“Nëse marr 50.000 kërkesa PO”.