Ndarje i thënçin! Gigi dhe Zayn kapen MAT duke u puthur (FOTO) – AlpeGossip
Ndarje i thënçin! Gigi dhe Zayn kapen MAT duke u puthur (FOTO)

Ndarje i thënçin! Gigi dhe Zayn kapen MAT duke u puthur (FOTO)

Gjatë tri javëve të fundit një numër i konsiderueshëm provash na kanë treguar se Zayn Malik po përpiqet të rikthehet me ish-të dashurën e tij, Gigi Hadid.

Vetëm pak ditë më parë ai u fotografua duke dalë nga apartamenti i modeles së njohur. Jo vetëm kaq por të hënën e kaluar, ai i ka dhuruar Gigi-t një buqetë me trëndafila të kuq për ta uruar për ditëlindjen e saj. Ndërsa dje u fotografuan të dy duke u puthur në Soho të New York-ut.

“TMZ” ka siguruar një foto ku ata të dy shfaqën duke u puthur, ndërsa “Hollywood Life” ka një video ku çifti shfaqet së bashku të dielën që lamë pas.

“Hollywood Life” pohon se një dëshmimtar iu tha atyre se në një moment Malik e puthi në faqe modelen, ndërsa më pas mësohet se të dy janë puthur në buzë.

 

Kujtojmë që lajmin e ndarjes e dha vet dyshja e njohur nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, por këto detaje rreth jetës së tyre po na vërtetojnë çdo ditë e më shumë se ata janë rikthyer sërisht bashkë.

 

Burimi: Elle