I NËNSHTROHET TESTIT TË COVID-19/ Afërdita Dreshaj sapo na tregoi përgjigjen, ja si ka rezultuar ajo (FOTO) – AlpeGossip
I NËNSHTROHET TESTIT TË COVID-19/ Afërdita Dreshaj sapo na tregoi përgjigjen, ja si ka rezultuar ajo (FOTO)

I NËNSHTROHET TESTIT TË COVID-19/ Afërdita Dreshaj sapo na tregoi përgjigjen, ja si ka rezultuar ajo (FOTO)

Duke qenë se kohët e fundit ka udhëtuar shumë dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm gjatë shtatzënisë, këngëtarja Afërdita Dreshaj i është nënshtruar testit për Covid-19.

Këtë e ka treguar ajo vetë në llogarinë e saj në Instagram, duke ndarë edhe një foto të rezultatit të testit.Fatmirësisht, Afërdita ka rezultuar negative, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Ngaqë udhëtuam shumë, donim të ishim të sigurt që nuk kishim Covid”

Në muajin tetor, Afërdita Dreshaj dha lajmin më të bukur të jetës: së shpejti do të bëhej nënë për herë të parë. Ajo zbuloi në një postim se ishte në pritje të ëmbël e po ashtu se do të sillte në jetë një djalë. Këto kohë ajo na ka mbajtur vazhdimisht të informuar për shtatzëninë e saj dhe madje i ka lënë ndjekësit pa fjalë me postimet në rrjete sociale. Pavarësisht se barku rritet dita ditës, modelja shqiptare nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga palestra dhe udhëtimet në vende të ndryshme.

Ka pasur nga ata që kanë thënë se ajo nuk është e informuar shumë në lidhje me këto gjëra, por Afërdita ka treguar të kundërtën. Në një intervistë për “Revista Who”, Afërdita ka rrëfyer se ajo ka marrë çdo lloj informacioni dhe se për çdo gjë që bën konsultohet më parë me mjekun e saj.

Ndërkohë ajo ka treguar se fëmija ka ardhur pa planifikim, sepse ajo dhe Jakub ishin ende duke shijuar njëri-tjetrin.