“MAMI TY TË MERITON VETËM NJË MILIARDER”/ Arjola Demiri tregon si djali nuk e lejon të lidhet: As mos guxo të vijë… (VIDEO) – AlpeGossip
“MAMI TY TË MERITON VETËM NJË MILIARDER”/ Arjola Demiri tregon si djali nuk e lejon të lidhet: As mos guxo të vijë… (VIDEO)

“MAMI TY TË MERITON VETËM NJË MILIARDER”/ Arjola Demiri tregon si djali nuk e lejon të lidhet: As mos guxo të vijë… (VIDEO)

Arjola Demiri e ftuar sot në “E diell”, ka treguar se djali i saj nuk e lejon të çojë mashkull në shtëpi, kur u pyet si do ta presin fëmijët, një partner të ri në jetën e saj.

“Ta kisha Rubinin këtu dhe të tregonte ai. ‘As mos guxo të vijë ndonjë mashkull tjetër në shtëpi. Jam i pari dhe i vetmi’ më thotë”, tregoi Arjola dhe më pas shtoi: “Rubini më thotë: Mami ty nuk të meriton njeri, ti duhet të kesh një mashkull multimiliarder, që të të mbajë në pëllëmbë të dorës”.

E pyetur si e do mashkullin, Arjola u përgjigj duke qeshur: “Ja ashtu siç thotë Rubini”. Më pas aktorja bukuroshe tregoi se mashkulli krah saj duhet ta vlerësojë, ta pranojë me të metat, me fëmijët, me karrierën, të ketë sens humori dhe para”.