Flet më në fund Gent Hazizi: Ja e vërteta e konfliktit me Altin Bashën – AlpeGossip
Flet më në fund Gent Hazizi: Ja e vërteta e konfliktit me Altin Bashën

Flet më në fund Gent Hazizi: Ja e vërteta e konfliktit me Altin Bashën

Aktori i famshëm i humorit Gent Hazizi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Xing me Ermalin”, ku nuk ka hezituar të përgjigjet për çështje të ndryshme nga ato profesionale, deri tek ato personale.

Por i pyetur nga ndjekësit e Ermal Mamaqit në rrjetet sociale, Hazizi ka sqaruar njëherë e mirë edhe zërat për një konflikt të mundshëm mes tij dhe regjisorit Altin Basha.

“Nuk është e vërtetë që kam konflikt me Altin Bashën. Më pyetën kush është regjisor më i mirë për ty dhe ishte Arben Kumbaro apo Altin Basha. Unë thashë thjesht që nuk kam punuar me Arben Kumbaron, por ata janë të dy regjisorë shumë të mirë!”-rrëfeu Haziz, duke shuar zërat për mosmarrëveshje.