Këngëtarja Rita Ora ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo ka humbur një mikeshë dhe një prej fanseve të saj më të zjarrja, e cila mbylli sytë përgjithmonë në moshë fare të re.
Rita ka treguar se është shkatërruar nga ky lajm i hidhur, të cilin s’mundet ta besojë akoma.
Ajo i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve në situata të vështira të shtrijnë dorën e të kërkojnë ndihmë, por kurrësesi të mos përfundojnë në vendime të tilla kaq ekstreme.
“U shkatërrova kur mësova se Suzana e bukur u nda nga kjo botë. Suzana ishte një mikeshë të cilën e njoha nga fanpage-et. Ajo ishte një mbështetëse e shkëlqyer dhe një prezencë e madhe në komunitetin e fansave të mi.
Do të na mungojë fytyra e saj e bukur dhe zemra e madhe! Ngushëllimet e mia të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzanës.
Nëse ndihesh vetëm, dije që nuk je! Mund ta mbrosh shëndetin tënd mendor. Mos vuaj në heshtje, kërko ndihmë!”- ka shkruar Rita e pikëlluar.