“A2 CNN” vjen në Shqipëri por bën bashkë disa nga ikonat e televizioneve në vend. Denisa Pasholli, ikonë e lajmeve në “Top Channel” dhe me një eksperiencë 15-vjeçare në televizion, do të jetë imazhi kryesor i departamentit të lajmeve në A2 CNN si dhe producente e lajmeve. Po ashtu, pjesë e gjigandit “CNN” në Shqipëri do jetë një tjetër ikone e gazetarisë. Ajo është Anduena Llabani, me një përvojë pune për gati 2 dekada.
Revista “Who“ siguroi disa nga fotot e festës private të prezantimit të stafit të ri, ku padyshim dy bukuroshet, njëra bionde e tjetra brune, spikatën me veshjen klas. Pa frikë, këto mund të konsiderohen blerjet më të mëdha të merkatos televizive.
I urojmë vajzave suksese./revistawho.com