E PABESUESHME/ Ekzekutohet dy ditë pasi lindi fëmijën – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Ekzekutohet dy ditë pasi lindi fëmijën

E PABESUESHME/ Ekzekutohet dy ditë pasi lindi fëmijën

Irani ka ekzekutuar një ish-nuse fëmijë e akuzuar për “vrasjen e burrit të saj abuzues”, dy ditë pasi ajo lindi një fëmijë. Gruaja e lindi fëmijët me një të burgosur ndërsa ishte në listën e vdekjes.

Zeinab Sekaanvand ishte vetëm 15 vjeç kur u detyrua të martohej me bashkëshortin e saj abuzues dhe në moshën 17 vjeçare, u burgos për vrasjen e tij. Ajo pranoi krimin në vitin 2012, pasi iu nënshtrua torturës.

24-vjeçarja nuk mund të ekzekutohej ndërsa ishte shtatzënë, por sapo fëmija u dorëzua, autoritetet iraniane kryen dënimin me vdekje.

Të martën, dy ditë pasi fëmija i saj lindi i vdekur, ajo u vra në burgun qendror Euromih, në qytetin Urmiya në Iranin verior.

Zeinab ishte martuar me një të burgosur.

Autoritetet e burgut i kishin thënë këtë javë se ekzekutimi do të ndodhte javët e ardhshme.

Një ditë para ekzekutimit, Amnesty International paralajmëroi Iranin të mos kryente dënimin me vdekje për shkak se ‘ajo ju nënshtrua një procesi të padrejtë ligjor’.

Duke njoftuar vdekjen e saj, Amnesty ka shkruar sot në Twitter: “24-vjeçarja Zeinab u ekzekutua në Iran këtë mëngjes. Ajo ishte fëmijë kur u arrestua dhe u dënua pas një gjyqi të padrejtë. Ajo tha se oficerët e policisë meshkuj e torturuan në paraburgim”.

Pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ajo u arrestua në një stacion policor për 20 ditë, ku u rrah nga policët meshkuj dhe ‘pranoi’ vrasjen e bashkëshortit.

Vajza ishte keqtrajtuar fizikisht dhe fyer nga burri për disa muaj, i cili kishte refuzuar kërkesat e saj për divorc, sipas raporteve të Amnesty International.