“E ZHYTUR” NË LUKS/ Adelina mahnit me pamjet nga garderoba e saj (VIDEO) – AlpeGossip
“E ZHYTUR” NË LUKS/ Adelina mahnit me pamjet nga garderoba e saj (VIDEO)

“E ZHYTUR” NË LUKS/ Adelina mahnit me pamjet nga garderoba e saj (VIDEO)

Në gusht të këtij viti këngëtarja e shumë komentuar në media për martesën me milionerin maqedonas, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë.

Adelina solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Jon. Tani këngëtarja i është përkushtuar rritjes së djalit dhe shpesh e shohim edhe aktive në Instagram ku ndan momente nga jeta e saj ose zbulon ndonjë të re.

Ditën e sotme Adelina i ka mahnitur të gjithë me pamjet nga shtëpia e saj luksoze dhe më saktë me garderobën e saj.

Këngëtarja shihet duke hapur një derë xhami e më pas futet në një dhomë plot me rroba, këpucë, bizhuteri, parfume etj.

Adelina filmon dhomën nga fillimi deri në fund duke na treguar edhe shumëllojshmërinë e rrobave dhe këpucëve që ka për të veshur.

Ndiqni videon e mëposhtme.