“E NOMINOVA SE E SHOH KONKURENTE TË FORTË”/ Fifi flet për Arjolën: Më kishte zhgënjyer… – AlpeGossip
“E NOMINOVA SE E SHOH KONKURENTE TË FORTË”/ Fifi flet për Arjolën: Më kishte zhgënjyer…

“E NOMINOVA SE E SHOH KONKURENTE TË FORTË”/ Fifi flet për Arjolën: Më kishte zhgënjyer…

Marrëdhënia mes Fifit dhe Arjolës është krisur kohët e fundit.

Arjola është ndjerë tepër e zhgënjyer dhe e mërzitur me Fifin për arsye se ajo e kishte çuar atë në nominim.

Kjo gjë duket se solli pakënaqësi nga ana e Arjolës ku patën dhe një debat të ashpër mbas spektaklit të kaluar.

Në një bisedë me Monikën ajo është shprehur se e sheh Arjolën si një konkurente shumë të fortë në këtë shtëpi.

“Une e ndjej një nga konkurentet e forta.E dija 100 përqind që Arjolën nuk e nominon njeri prandaj e nominova.Unë s’dal aty dhe të them nuk e nominoj Arjolën se nuk di kë të nominoj.Një nga arsyet ka qenë kjo se e shoh shumë të fortë.Më kishte zhgënjyer një Prime më përpara.Nuk e kam pritur Arjolën të thotë që ajo e ka mbajtur anën time vetëm se më ka pasur shumë mike se po të ishte ndryshe do ishte e kundërta.Nuk i kam thënë me zor njeriu të mbaj anën time.Unë edhe pse jam sqaruar me Semin mendoj që ajo më ka provokuar.Nuk më pëlqejn aspak këto gjëra.Asaj akoma i vret sqarimi im me Semin,”-tha ajo.