E RËNDË NË TURQI/ Foshnja tre muajshe digjet e gjallë brenda autoambulancës – AlpeGossip
E RËNDË NË TURQI/ Foshnja tre muajshe digjet e gjallë brenda autoambulancës

E RËNDË NË TURQI/ Foshnja tre muajshe digjet e gjallë brenda autoambulancës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një foshnje tre muajshe u dogj e gjallë brenda një autoambulance, pas shpërthimit të bombole osksigjeni.

Incidenti ndodhi në rrethin e Silivrit në provincën veriperëndimore të Stambollit. Ambulanca u përfshi nga zjarri dhe u dogj anës rrugës në Autostradën Trans-Evropiane.

‘Papritmas, diçka ndodhi dhe zjarri shpërtheu nga shpina. Mjekët e urgjencës dolën jashtë dhe unë gjithashtu kërceva nga ambulanca. Mjekët nuk mundën të hynin për të shpëtuar fëmijën tim dhe ikën. Atje ishin tre vetë me vajzën time, por kur filloi zjarri nuk ishte asnjë’, shprehet nëna e foshnjes.

Ndërkohe shkaku i incidentit është ende i panjohur dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.