“THJESHT JE FRYMA IME”/ Nëna i bën urimin më të ëmbël Oriolës për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
“THJESHT JE FRYMA IME”/ Nëna i bën urimin më të ëmbël Oriolës për ditëlindje (FOTO)

“THJESHT JE FRYMA IME”/ Nëna i bën urimin më të ëmbël Oriolës për ditëlindje (FOTO)

Modelja shumë e komentuar dhe e njohur Oriola Marashi ka tërhequr përherë vëmendjen me pamjen e saj. Ajo është mjaft e ndjekur dhe e përfolur në mediat rozë për postimet e saj, por edhe për jetën private.
Dita e sotme, është shumë e veçantë për Oriolën pasi feston ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit, modelja ka marrë një sërë urimesh nga fansat dhe miqtë e saj, mirëpo ndër më të veçantit ka qenë ajo e nënës së saj e cila ka publikuar një foto të Oriolës dhe përkrahë saj ka thënë fjalët më të ëmbla për të bijën.

“Në një ditë të bukur pranvere sapo lindi dielli… së bashku me të lindi dhe lulja ime Oriola Marashi. 18 marsi solli në jetë këtë ur.ag.an.in tim që është furtunë, dashuri, emocion, zhurmë, zgjim. Më ngre në qiell dhe më ul tokë sa herë i do kokrra e qejfit. Nuk dua të jem klishe në urimin tim për ty e të them që je fëmija më i mirë në botë. Thjesht je fryma ime…oksigjeni im.. TDUA.”, ka shkruar Xhoi pranë fotos.