ZBULONI ARSYEN/ Motrat Istrefi heqin disa skena nga videoklipi i fundit – AlpeGossip
ZBULONI ARSYEN/ Motrat Istrefi heqin disa skena nga videoklipi i fundit

ZBULONI ARSYEN/ Motrat Istrefi heqin disa skena nga videoklipi i fundit

Ndonëse ka vetëm pak ditë që është lançuar, kënga “Nuk e di” nga motrat Istrefi ka arritur miliona klikime. Nora dhe Era në videoklipin e këngën shfaqen tepër joshese dhe mjaft “trendy”. Mirëpo “Prive” bën të ditur se vajzat kanë hequr disa skena nga klipi i shumëpritur.

Mësohet se Nora në njërën prej skenave do të shfaqej si Rozafati dhe një tjetër do të ishte rrethuar nga disa valltarë. Ndërsa Era ishte menduar të dukej si një bust i ngrirë, skenë nga e cila postoi dhe foto.

Mirëpo këto skena nuk arritën të realizohen për shkak të kushteve teknike. Nora pjesën e saj nuk e pëlqeu teksa Era nuk e vendosi bustin në klip sepse ishte e stërlodhur nga xhirimet.

 

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i parë për motrat Istrefi, të cilat kanë shumë fansa jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj tashmë.