NË KRAH TË XHEMIT DHE ALTINIT/ Salsano zbulon detajet e programit të ri – AlpeGossip
NË KRAH TË XHEMIT DHE ALTINIT/ Salsano zbulon detajet e programit të ri

NË KRAH TË XHEMIT DHE ALTINIT/ Salsano zbulon detajet e programit të ri

Xhemi Shehu do të rikthehet në Top Channel në një program humori përkrah Salsano Rrapit.

Gjatë emisionit “Ëndërrtjerrësit” ata zbuluan se programi do të nisë këtë sezon ndërsa regjisor do të jetë Altin Basha.

Salsano tregoi se projekti ka filluar dhe është një emision humori, por komplet ndryshe nga çfarë kemi pare.

Salsano: Është një projekt i cili ka filluar. Nipërit e mi që jetojnë në Itali më morën në telefon dhe më thanë që ‘daje në Itali po bëhet nami me një emision që ti e ke bërë para 25 vjetësh në shtëpi’. Dhe në fakt, u rikujtova, është një mënyrë e të bërit humor, por është komplet ndryshe. Unë kërkova ndihmën e Altinit i cili pranoi të bashkëpunonte. Gjëja e parë që më shkon në mendje është Xhemi moderator dhe Altinin si regjisor.