A ju kujtohen?! Dyshet që “çmendën” dynjanë në gjithë edicionet e “Top Fest” (VIDEO) – AlpeGossip
A ju kujtohen?! Dyshet që “çmendën” dynjanë në gjithë edicionet e “Top Fest” (VIDEO)

A ju kujtohen?! Dyshet që “çmendën” dynjanë në gjithë edicionet e “Top Fest” (VIDEO)

Top Fest për 12 vite ka qenë një nga programet më të pëlqyer në Shqipëri. Festivali i muzikës moderne çdo vit ngjiste në skenë emra të njohur e të rinj të muzikës. Padiskutim që në këtë ferstival janë prezantuar shumë këngë të bukura, balada që i kanë mbijetuar kohës,k ëngë hip-hop e RNB që edhe sot kur dëgjohen kujtohen me nostagji.

Por sot duam të kujtojmë disa prej bashkëpunime që kanë rezultuar në sukses, më saktë dyshet që janë bërë bashkë për një këngë e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

Alban Skënderaj dhe Kthjellu (Mentor Haziri)

Shumë prej jush ndoshta në këtë moment e kanë sjell ndërmend një nga bashkëpunimet më të bujshme të Top fest që është vlerësuar madje edhe me çmimin e madh; Alban Skënderaj dhe Kthjellu (Mentor Haziri)

Një titull i thjeshtë, “Diçka” por një këngë shumë e bukur e cila vodhi zemrat e publikut që në momentin e parë të prezantimit. Albani ka qenë në kulmin e suksesit të tij në këtë periudhë kohore dhe pas “vetëm ty” kjo ishte kënga nr 2 e preferuar prej tij.

Viagra ft Mc Mimmo

“Na jem” një këngë hip-hop e sjellë nga Viagra ft Mc Mimmo u kthye në një refren të përditshëm në atë kohë. Bëhet fjalë për edicionin e dytë të Top Fest në vitin 2005. Një muzikë fiksuese dhe tekst provokues që vështirë se e gjen në repin e sotëm, ndoshta për faktin se sot pothuajse nuk kemi më vajza që repojnë, e ka bërë “Na jem” një nga bashkëpunimet më të mira në Top Fest.

Shpat Kasapi dhe Blero

Shpat Kasapi dhe Blero mund të themi se kanë qenë në momentin më të mirë të karrierës së tyre kur bënë bashkëpunimin në To Fest. “Jemi duke folur për këngën “Falma” të dy shokëve që donin të njëjtën vajzë. Për fanset e tyre, ky ishte bashkëpunimi i duhur!

Anjeza Branka dhe Niku

E kush nuk ka kërcyer me “Me ngadalë” të Anjeza Brankës dhe Nikut! Kjo ka qenë një nga këngët që ka bërë “namin” në clube dikur por që edhe sot nuk është cudi nëse vihet. Ritme reggaton, lëvizje seksi e sensuale, padiskutim kjo këngë është ndër të preferuarat e Top Fest nga gjithë edicionet.

Stine dhe Abi

Ata arritën të fitonin çmimin e madh në edicionin e parë të Top Fest. Jemi duke folur për Stinen dhe Abin të cilët prezantuan në vitin 2004 këngën “Lady”. Atëherë ishte në modë që gocat dhe çunat të reponin bashkë brenda një këngë, ta plotësonin performancën edhe me breakedance e koreografi .

Tuna dhe Jonida

“Forcën e femrës” e treguan Tuna dhe Jonida në Top Fest 3. Një bashkëpunim mes këngëtaresh ndër më të pëlqyerat e momentit duhet të ishte jo vetëm i suksesshëm por edhe shumë kuptimplotë.

Ingrid dhe Sabian

Nëse këngët e mësipërme ishin rep, apo ritmike një baladë dashurie nuk mund të mungonte në këtë listë. Një nga dyshet që është pëlqyer gjithashtu në Top fest ka qenë ajo e Ingrid Gjonit dhe Sabianit. “Kënga “Parajsa” e prezantuar në Top fest 3 ka qenë një nga më të pëlqyerat në atë kohë.

Stresi dhe Xheraldina

“Nëse shkoj, nuk harroj, si mund ta vrisje ti dhe një jetë, se më doje vërtetë…”. Bashkëpunimi i Stresit dhe Xheraldinës, e cila sapo kishte marrë pjesë në “The Voice” ka qne ënjë nga baladat e dashurisë më të bukura të edicionit të 9./Blitz.al/