Pavarësisht se shqiptarët mundohen të jenë indiferentë, kur bëhet fjalë për parashikimin e fatit, qoftë kjo tek fallxhoret apo përmes shenjave të zodiakut, kanë një dëshirë dhe përqendrim të madh për të mësuar sa më shumë.
Astrologu Jorgo Pulla është ai që shfaqet çdo javë në “News 24” dhe bën parashikimin e yjeve për shenjat e horoskopit, por disa gafa të tij të njëpasnjëshme kanë rënë në vesh të “VK”, një program satirik, të cilët kanë zgjedhur të përcjellin disa sekuenca, shkruan JOQ.
Nga pamjet, shihet qartë paqartësia e astrologut mbi parashikimin e yjeve ku teksa shfaqet i bllokuar totalisht nga emocionet duke shkaktuar gafa të njëpasnjëshme.