SE KISHIM MENDUAR/ 5 kukullat e famshme që u censuruan ose pësuan ndryshime – AlpeGossip
SE KISHIM MENDUAR/ 5 kukullat e famshme që u censuruan ose pësuan ndryshime

SE KISHIM MENDUAR/ 5 kukullat e famshme që u censuruan ose pësuan ndryshime

Dëshironi të zbuloni diçka më shumë rreth kukullave tuaja të preferuara? Si thoni të mësoni rreth ndryshimeve dhe mënyrës se si duken disa nga cartoons- at e famshëm në vende të ndryshme të botës.

Tepër popullor në vitet ’90, karakteri i anime- s, Sailor Moon u censuruar rreptësisht në Perëndim. U hoqën të gjitha skenat e dhunshme, plot nuditet, u ndryshuan emrat dhe u zhduk gjithçka që tingëllonte e paqartë apo e mërzitshme. E gjitha kjo, për vetë faktin se në Japoni, anime- t janë podhuar për adoleshentët e ndërsa në SHBA dhe Evropë për fëmijët e vegjël.

Kushdo që e njeh Garfield- in e di fare mirë se maçoku është tifoz i zjarrtë i lasagna- s. Megjithatë, në Lituani është preferuar që kukulla e famshme të shfaqet gjithë kohës sikur ha kugelis, një pjatë tradicionale lituaneze, bërë me patate.

Në 2005- n, krijuesit e Simpsons- ave menduan të depërtonin në Lindjen e Mesme. Familjes iu dha emri arab Al- Shamshoon dhe Homer, Marge e Bart u quajtën Omar, Mona dhe Badr. Po kështu vendi ku zhvilloheshin ngjarjet nuk ishte më Springfield por Rabeea. Po kështu u hoq mish i derrit, birra dhe gjithçka tjetër. Me gjithë këto ndryshime, njerëzit nuk patën më interes dhe projekti u ndal.

Në versionin amerikan të Pokémon, të gjitha skenat ku fëmijëve u drejtoheshin armë pësuan censurim të padiskutueshëm. Po kështu ushqimet dhe pijet japoneze u zëvendësuan me ato amerikane.

As Peppa Pig nuk i ka shpëtuar censurimit. Në Australi u hoq një episod i tërë ku kukulla në fjalë takonte një merimangë dhe bëhen miq. Arsyeja është se në Australi gjenden plot 836 lloje merimangash. Disa prej tyre janë helmuese dhe tepër të rrezikshme. Kështu episodi u konsiderua një shembull negativ.