Mehdin Pergjeçaj i njohur si Meda mbetet një nga këngëtarët më të dashur për publikun e ndër më të suksesshmit në tregun muzikor shqiptar. Shpeshherë edhe i komentuar në media, jo vetëm për anën profesionale, por edhe jetën private dhe luksin.
Mirëpo ditën e sotme këngëtari me anë të një fotoje ka treguar se e vetmja pasuri e tij janë 4 fëmijët.
Ai ka postuar një foto të mrekullueshme, ku vogëlushët shfaqen duke qeshur dhe shkruan: Pasuria ime. O Zot Faleminderit”.
Meda poston shpesh foto dhe video me fëmijët teksa kalon kohë të çmuar me ta dhe ka deklaruar se nuk do donte kurrë që fëmijët e tij të bëhen këngëtarë, artistë dhe aktorë.