Qëkurse është bërë nënë për herë të parë, këngëtarja Adleina Tahiri duket se ka vendosur të zbulojë më shumë nga jeta e saj private, duke bërë madje vazhdimisht video live në Instagram, ku ndan detaje të përditshmërisë së saj me ndjekësit e shumtë.
Shumë nga këto video bëhen në makinë mirëpo sot, komentuesit në Instagram duket se janë shqetësuar nga veprimet e Tahirit e cila komunikonte me ta teksa ngiste makinën dhe pa rripin e sigurimit, duke siguruar jo vetëm jetën e saj, por edhe atë të këmbësorëve apo shoferëve të tjerë në rrugë.
Teksa dikush e paralajmëron se për këtë veprim mund t’i hiqet patenta, Adelina shprehet:
“Le të ma heqë policia patentën, e kam burrin avokat, e marr prapë!” Ndërsa përsa i përket rripit të sigurimit, këngëtarja tha qartazi se nuk shkon të mbash edhe peliçe edhe rrip sigurimi!