E marta e Françesk Radit: Ja detajet e ceremonisë përkujtimore të ndarjes nga jeta të artistit të mirënjohur! – AlpeGossip
E marta e Françesk Radit: Ja detajet e ceremonisë përkujtimore të ndarjes nga jeta të artistit të mirënjohur!

E marta e Françesk Radit: Ja detajet e ceremonisë përkujtimore të ndarjes nga jeta të artistit të mirënjohur!

Sot shënon data 3 prill dhe bashkë me të edhe 1 vjetori i ndarjes nga jeta të artisti të njohur, Françesk Radi.

Pas një hemorragjie cerebrale, Radi ra në koma dhe nuk mundi ta fitojë dot luftën me sëmundjen e rëndë.

Dhe me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta, të gjithë dashamirësit e tij dhe të muzikës që Françesku bëri, në orën 9 të mëngjesit përurohet busti i tij te Liqeni. Pjesëmarrës në përurim do të jetë fytyra të njohura dhe të panjohura për publikun e gjerë dhe ky përurim do të bëhet nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Më pas, në orën 17.00 në kinema Millenium do të transmetohet edhe dokumentari i parë për Frankon, i lajmëruar më parë nga mbesa e tij, Rozana Radi.

“Një vit lamtumire Franko!”, – shkruhet në ftesat e dërguara. “Miq të Frankos, shokë, kolegë e familjarë, të gjithë ju që e keni ndjerë mungesën e pranisë së tij, zërit, tingujve, kitarës… ju ftojmë të martën në datën 3 prill në orën 17.00 në ambjentet e kinemasë për transmetimin e dokumentarit ‘Jetë e Trazuar’ për të ndjekur rrugëtimin e një ëndrre që edhe pse e prerë tingëlloi gjatë”.

“Kush e njohur Frankon, e deshi, kush e deshi e qau, e kush e qau e nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim mik! Askush nuk vdes në këtë jetë kur jeton në zemër e melodi! Me respekt Tefta Radi!”, – përfundon njoftimi.

Të gjithë ata që patën mundësinë të preknin magjinë e tij, do të kenë mundësinë të rijetojnë edhe njëherë në rrugëtimin e Frankos. Kështu mund t’i themi të gjithë: Faleminderit!