ENDE NUK I NJOHIM/ Këto janë fëmijët VIP që erdhën në jetë në 2018-tën – AlpeGossip
ENDE NUK I NJOHIM/ Këto janë fëmijët VIP që erdhën në jetë në 2018-tën

ENDE NUK I NJOHIM/ Këto janë fëmijët VIP që erdhën në jetë në 2018-tën

Gjatë këtij viti personazhe të njohur të ekranit në fusha të ndryshme provuan emocionin e ardhjes në jetë të një fëmije. Por siç ndodh shpesh, një pjesë e tyre preferojnë të mos e tregojnë imazhin e të vegjëlve.

Disa për shkak të bestytnive, të tjerë sepse kështu zgjedhin të veprojnë, personazhet publikë nuk kanë dashur ta shuajnë kuriozitetin e publikut, ndonëse ky i fundit është i madh. Për ta familja është e shenjtë dhe kanë vendosur ta mbajnë të tillë, larg syve të medias apo publikut, duke ruajtur nga vëmendja më të vegjëlit.

Ansi Agolli

Futbollisti i njohur i bë prind i një djali të cilin e pagëzoi me emrin Blodin. Deri tani nuk ka asnjë foto ku shfaqet imazhi i plotë i të voglit.

Marin Orhanasi

Aktori i njohur i ‘Portokalli’ u bë baba për herë të dytë i një djali që e pagëzoi me emrin Ueis. Ende nuk ka një imazh të të voglit.

Agon Amiga

Reperi i njohur u bë baba për herë të parë, kur në jetë erdhi i vogli Noel. Ai ka publikuar vetëm një foto me të voglin dhe e ka mbajtur larg syve kuriozë të publikut.

Visjan Ukcenaj

Aktori i ‘Duplex’ u bë baba për herë të parë pak muaj më parë, kur erdhi në jetë Divin. Ai nuk dëshiron që i vogli të ekspozohet në rrjete sociale.

Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku provuan ndjesinë e të qenit prindër pak muaj më parë. Në jetë erdhi Ajka, imazhi i së cilës nuk është zbuluar ende për publikun dhe gjasat janë të mos zbulohet për shumë kohë.

Eno Popi

Moderatori i njohur u bë baba i Liv. Vajza erdhi në jetë në SHBA dhe ende nuk e kemi parë se si duket, pasi i ati është treguar tepër i rezervuar për të.