Dukesha e Diamantëve: Meghan Markle zotëron një koleksion të shndërritshëm prej 1 milionë paund – AlpeGossip
Dukesha e Diamantëve: Meghan Markle zotëron një koleksion të shndërritshëm prej 1 milionë paund

Dukesha e Diamantëve: Meghan Markle zotëron një koleksion të shndërritshëm prej 1 milionë paund

Përpara se të dashurohej me Princ Harry-n, Meghan Markle kishte disa bizhuteri modeste. Mirëpo sot, ajo zotëron një koleksion me vlerë prej 1 milionë paund, bën të ditur “Dailymail”.

Këtu përfshihet unaza e fejesës prej 140 mijë paund ashtu si dhe byzylyku Cartier që prek shifrën e 241 mijë paund.

Një tjetër pjesë e koleksionit është edhe kurora që mbretëresha i huazoi ditën e dasmës, që ka vlerën e 450 mijë paund. Le të mos harrojmë edhe setin e vëthëve që ajo mori si dhuratë përpara fejesës, që nëse qëllojmë në shenjë kushton 60 mijë paund.

 

Vëthët e diamantit nga Birks, prekin shifrën £1,350

Vëthët e diamantit në formën e trëndafilave për Dukeshën e re, kushtojnë £1,395

 

Unaza që simbolizon përjetësinë – £1,130

Kryqi që mori ditën që u bë pjesë e Kishës së Anglisë – £520

 

Dhe si përfundim, duhej patjetër diçka që ti kujtojë të bukurën Kanada. Ky set vëthësh është dizenjuar nga argjendarja kanadeze dhe kushton £6,950.