Çfarë NDRYSHIMI! Ja si dukeshin motrat Bregu 23 vjet më parë, surprizë është Ornela… (FOTO) – AlpeGossip
Çfarë NDRYSHIMI! Ja si dukeshin motrat Bregu 23 vjet më parë, surprizë është Ornela… (FOTO)

Çfarë NDRYSHIMI! Ja si dukeshin motrat Bregu 23 vjet më parë, surprizë është Ornela… (FOTO)

Në fotot e vjetra të familjes Bregu është Ornela ajo që rrëmon më shumë se të tjerat. Ose të paktën kështu duket, që kur prezantuesja e njohur është larguar me familjen e saj për të jetuar jashtë Shqipërisë. Largësia, me sa duket, e bën edhe atë pak më nostalgjike se pjesa tjetër e familjes. Megjithëse sapo gjejnë rastin të kalojnë kohë me njëra-tjetrën, Majlinda, Ornela dhe Rovena nuk mendohen gjatë për t’u bashkuar, sërish jeta në distancë i bën të pashmangshme momente si këto.

 

Ornela është prapë ajo që ka postuar një foto familjare të vitit të largët 1995, së bashku me prindërit dhe dy motrat, Majlinda dhe Rovena.

“Gusht 95! Kur rriteshim në sytë e prindërve dhe flinim afër njëra-tjetrës. Familja është aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë s’mbaron”, – shkruan Ornela në këtë foto pa e fshehur mallin dhe nostalgjinë për kohët e vjetra.

Si muaj gusht, nuk është e habitshme ngjyra e bronztë e Majlinda Bregut dhe e Rovenës, motrës tjetër. As buzëqeshja e më të voglës, Ornelës, që është po njëlloj si sot, nuk është çudi. Mes komenteve, ka që i shkruajnë se nuk ka ndryshuar dhe kjo është e dukshme. Vetëm se, surpriza, ndoshta janë flokët e saj të shkurtër. Apo ngaqë ishte motra e vogël dhe, si shumica e familjeve shqiptare vetëm me vajza, prindërit kishin gjithmonë dëshira të injektonin pak sjellje djali tek më e vogla? Ndoshta edhe më vonë Ornela e ka treguar, pak më çapkëne se dy të tjerat, pak më e llastuar…

Duke komentuar me njëra-tjetrën pas këtij postimi, Ornela shkruan se mosha këtu ka qenë pak a shumë sa ç’kanë sot vajzat e tyre. Por ka edhe diçka që i bën xheloze ato dhe të gjithë të tjerët që ia njohin mirë stilin ish-ministres së Integrimit: “Kjo Majlinda gjithmonë IN me modën!”