Më thuaj ç’erë të pakëndshme mban të të them nga ç’sëmundje rrezikohesh! – AlpeGossip
Më thuaj ç’erë të pakëndshme mban të të them nga ç’sëmundje rrezikohesh!

Më thuaj ç’erë të pakëndshme mban të të them nga ç’sëmundje rrezikohesh!

Nëse gjatë urinimit ju shqetëson era e urinës tuaj, atëherë mund të bëhet fjalë për një infeksion urinar të mundshëm. Kjo ndodh pasi bakteret, kryesisht E. Coli hyn në kanalin tuaj urinar, shumëfishohet në fshikëz dhe shkakton infeksion.

Një jashtëqitje kundërmuese mund të vijë si pasojë e intolerancës ndaj laktozës. Kjo e fundit është diçka mjaft e përhapur, ku gati 65% e njerëzve shfaqin probleme me produktet e bulmetit, të cilat përmbajnë këtë enzimë.

E thënë shkurt, trupi juaj nuk e pranon laktozën, ndaj shpesh kjo shoqërohet edhe me gazra apo fryrje.

Nëse zgjoheni në mëngjes, i lani dhëmbët rregullisht por ende mbani erë nga goja ka diçka që nuk shkon.

Mund të jeni duke vuajtur nga një çrregullim që ju shtyn të flini me gojën hapur, çka sjell tharje të saj dhe depërtim më të lehtë të baktereve, gjë që shkakton një erë të ngjashme me atë të vezës së prishur.

Kur shihni se këpucët ju mbajnë erë mund të ekzistojë mundësia e një infeksioni. Nëse keni shumë lëkura të vdekura, tharje, skuqje apo ndryshim ngjyre te thonjtë ka ardhur momenti për një vizitë mjekësore.

Burimi: Women’s Health