E RËNDËSISHME/ Ja si mund ta kuptosh nëse ai po abuzon me ty – AlpeGossip
E RËNDËSISHME/ Ja si mund ta kuptosh nëse ai po abuzon me ty

E RËNDËSISHME/ Ja si mund ta kuptosh nëse ai po abuzon me ty

Disa gra dhe vajza e kanë shumë të vështirë të kuptojnë nëse po jetojnë në një marrëdhënie dashurore abuzive.

Me termin “marrëdhënie abuzive” nuk nënkuptohen vetëm sjelljet e dhunshme apo shtrënguese, por edhe shtytjet për të ndërmarrë ose jo veprime që dalin jashtë vullnetit të secilës.

Pikërisht këtu është problemi i këtyre marrëdhënieve që në dukje ndonjëherë shfaqen si tejet normale.

Sociologët tregojnë se pjesa më e madhe e grave dhe e vajzave që janë viktima nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë e bën marrëdhëniene tyre të jetë abuzive. Fakti që nuk kanë rënë ende pre e dhunës fizike apo verbale i bën këto gra të mendojnë se gjithçka është parimisht në rregull.

Ama sipas një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Bostonit, pjesa më e madhe e marrëdhënieve të cilat shfaqen si abuzive në fillim kanë tendencën të përfundojnë si krime pasioni.

Arsyeja është e thjeshtë…

Nëse viktimat e këtyre marrëdhënieve dashurore do ta kuptonin gjëndjen në të cilën ndodhen do t’ja kishin mbathur me kohë.

Shenjat që tregojnë për një marrëdhënie abuzive:

Ai të kërkon të bësh çfarë ai do. Gjithmonë!

Fjala apo kërkesa e tij është e panegociueshme pasi ndryshe ka pasoja!

Ai përfiton nga statusi apo nga rrethanat në të cilat ti ndodhesh

Ai të ndalon të takosh njerëz të caktuar, apo të afërmit e tu.

Ai të kërcënon në mënyrë që ti të mos ndahesh.

Ai përdor persona të tjerë ose fëmijët si formë presioni.

Ai të bën të ndihesh në faj në pjesën më të madhe të kohës.

Burimi: Metro Uk