LA SHQIPËRINË PËR AGJENTIN IMOBILIAR/ Samanta Karavella planifikon dasmën me amerikanin që njohu përmes miqve! Zbulohen planet e çiftit – AlpeGossip
LA SHQIPËRINË PËR AGJENTIN IMOBILIAR/ Samanta Karavella planifikon dasmën me amerikanin që njohu përmes miqve! Zbulohen planet e çiftit

LA SHQIPËRINË PËR AGJENTIN IMOBILIAR/ Samanta Karavella planifikon dasmën me amerikanin që njohu përmes miqve! Zbulohen planet e çiftit

Samanta Karavella prej kohësh u ka munguar faqeve rozë. Këngëtarja, ndonëse prezente me produksione muzikore, i mungonin lajmet për jetën private, të paktën deri pak kohë më parë.

Së fundmi është mësuar se Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’.

samanta karavella5

Djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ai e ka bërë lajmin e gëzuar të ditur për miqtë e tij, duke postuar disa foto në llogarinë e tij në “Instagram”.

chris miele samanta karavella1

Chris dhe Samanta kanë një lidhje gati 2-vjeçare me njëri-tjetrin, çfarë ka sjellë edhe largimin e këngëtares nga Shqipëria. Aktualisht çifti po jeton bashkë në Nju Jork, ku ndajnë punët mes karrierës si artiste të Samantës dhe fushës së imobiliareve, ku Chriss operon.

chris miele 1

Prej më shumë se 10 vitesh ai është pjesë e fushës së ndërtimeve, ku operon në shitblerjen e pronave në zonën e Bronx, Nju Jork. Të dy janë njohur nga miq të përbashkët dhe duket se shumë shpejt mes tyre ka nisur një histori e zjarrtë, duke u dashuruar marrëzisht.

chris miele 2

Aq e fortë ishte kjo ndjenjë, saqë e largoi Samantën nga Shqipëria, ku dhe kishte një karrierë të suksesshme, duke e dërguar në SHBA. Për disa kohë ajo u tërhoq nga muzika, për të shijuar këtë raport të ri.

chris miele samanta karavella

Por tashmë që lidhja e tyre është konsoliduar dhe çifti po përgatit dasmën, ajo është rikthyer, duke vijuar karrierën në SHBA. Shumë aktive ka qenë edhe në koncertet për shqiptarët e SHBA.

samanta karavella (1)