“I LUTEM ZOTIT TË TË JAPË SHËNDET”/ Einxhel Shkira emocionon me fjalët prekëse për mamanë e saj (FOTO) – AlpeGossip
“I LUTEM ZOTIT TË TË JAPË SHËNDET”/ Einxhel Shkira emocionon me fjalët prekëse për mamanë e saj (FOTO)

“I LUTEM ZOTIT TË TË JAPË SHËNDET”/ Einxhel Shkira emocionon me fjalët prekëse për mamanë e saj (FOTO)

Ditën e djeshme mamaja e moderatores bukuroshe dhe shumë të komentuar në media, Einxhel Shkirës, feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë Einxhel i ka kushtuar mamasë një dedikim emocionues bashkangjitur me një foto të saj, ku bie shumë në sy ngjashmëria e madhe nënë e bijë.

“Happy birthday MAMI
Thonë që i ngjaj ,ajo e ka shumë me merak këtë pjesë në fakt. Gjithmonë kur takon miqtë e saj me shumë krenari thotë më ka ngjarë mua vajza dhe sigurisht fillon debaton me babin pastaj se kujt i ngjaj më shumë. Do doja shumë të të ngjaja ma, do doja shumë të isha aq zemërgjerë sa je ti me ata që s’të kanë dhënë kurrë asgjë, të isha aq pozitive sa ty dhe me ata që të mbysin në negativitet, ti dhuroja dashuri si ty dhe atyre që i ka mbytur urrejtja, të doja siç i do ti njerëzit që nuk e meritojnë dashurinë tënde…dhe ndryshe nga të gjithë që thonë se secili e bën për vetën e tij, ti më thua skagjë se dhe ata njerëz janë.
Ma je aq e mirë sa s’besoj se mund të të ngjaj ndonjëherë kaq shumë. Mirësia dhe çiltërsia jote është aq unike sa të bën dhe ty të tillë, jo vetëm për mua që më ka dhënë zoti këtë fat po dhe për të gjithë ata që të rrethojnë..
Ama për diçka jam e bindur që të ngjaj 100%, kokëfortësinë dhe këmbnguljen që jo të gjithë na e duan, por kjo është arma jonë e fortë për të fituar çdo betejë dhe këtë s’duhet ta harrosh kurrë e s’duhet të dorëzohesh para asgjëje!!
Ka qenë një vit i vështirë për ty dhe të ka munduar por i lutem zotit të të japi shëndet mbi të gjitha dhe shërim sa më të shpejt ,të të japi një jetë sa më të gjatë e të lumtur prane nesh, që të na japi mundësinë të jetojmë në mirësinë tënde dhe ndoshta një ditë të mund të të kthejmë gjysmën e asaj që ke dhënë ti për Ne!”, ka shkruar Einxhel.