Bora Zemani bën deklaratën e papritur për DJ Vinin: “Gjithë jetën do të jemi të lidhur bashkë” – AlpeGossip
Bora Zemani bën deklaratën e papritur për DJ Vinin: “Gjithë jetën do të jemi të lidhur bashkë”

Bora Zemani bën deklaratën e papritur për DJ Vinin: “Gjithë jetën do të jemi të lidhur bashkë”

Ndarja e moderatores Bora Zemani dhe Dj Vini ishte padyshim një nga më të përfolurat e vitit që lam pas. Prindërit e Arborit vendosën t’i jepnin fund historisë së tyre të dashurisë. E ftuar në “Pushime on Top”, Bora Zemani foli për marrëdhënien e saj me ish partnerin e saj.

“Ne jemi bashkë në momentin kur bëhet fjalë për Arborin. Unë dhe Vini nuk jemi armiq, gjithë jetën do të jemi të lidhur bashkë”-tregoi moderatorja.

 

Bora u shpreh se nuk është në një lidhje dashurie, pasi është e fokusuar në karrierën e saj dhe se sezonin e ri televiziv nuk do e shohim më në ekranin e “Digitalb”. Ajo tregoi se po punon për disa projekte të reja, pa zbuluar ekranin ku do e shohim sezonin e ri.

“Nuk e kam shijuar pjesën e të qënit single sepse po pushoj me familjen dhe djalin. Vetëm sot kam ardhur me një mikeshë” – u shpreh Bora Zemani.