HISTORIA QË BËRI BUJË NË ITALI/ Kush është Marku me biznese në Shqipëri (VIDEO) – AlpeGossip
HISTORIA QË BËRI BUJË NË ITALI/ Kush është Marku me biznese në Shqipëri (VIDEO)

HISTORIA QË BËRI BUJË NË ITALI/ Kush është Marku me biznese në Shqipëri (VIDEO)

 

Gabriele Parpiglia, gazetari i njohur italian ishte i ftuar sot në “Piter Pan”, për të folur lidhur me një ngjarje e cila ka bërë bujë në mediat italiane. Një nga emrat më të famshëm të botës së televizionit dhe artit në Itali, Pamela Prati e ftuar në një emision italian foli për martesë dhe shprehu dëshirën për të pasur dy fëmijë me Mark Caltagirone. U përfol se bashkëshorti i ardhshëm i Pamela Pratit kishte biznese të përqëndruara në Shqipëri.

Një grup hetuesish pyetën në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të pasurive për ndonjë sipërmarrje në emrin e Mark Caltagirone, por asnjë rezultat. Marco ose Markun nuk e pa askush asnjëherë dhe nuk dihet a ekziston ky person.

Parpiglia së bashku më nje koleg tjetër kanë hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë së Pamela Pratit e cila së bashku me dy partneret e saj të një agjencie talentesh kanë sajuar një histori.

Një nga dëshmitaret e kësaj historie ka dhënë një prononcim ekskluziv për Gabriele Parpiglia. Ai vendosi ta ndajë për herë të parë videon në “Piter Pan”.

Intervista e Gabriele Parpiglia me një nga anëtaret e agjencisë:

Parpiglia: Rreth kësaj martese qarkullojnë lajme të rreme që edhe sot nuk gjejnë përgjigje. Por ti je ndër të paktat që je pozicionuar në krah të Pamela Pratit. Përse e ke mbrojtur këtë situatë?

– Sepse unë jam një person që beson shumë në miqësi, ndaj i kam mbrojtur…. kur pashë deklaratat e tyre, më ngriu gjaku.

Parpiglia: Çfarë ke parë?

– Kam parë një sekuencë ku Pamela Perriciolo menaxherja jonë, fliste me zë të transfromuar burri tek portali FanPage duke u shtirur sikur te ishte avokati i çështjes; me ngriu gjaku. Por në këto rrethana jashtë restorantit, Pamela Perriciolo më tregoi një foto të Markos …

Parpiglia: Ia kërkove ti?

– Jo. Në shtëpinë e saj.

Parpiglia: Pra ti ke parë foton e Marco Catalgirone?

– Te tretën. Një foto ma tregoi Eliana, foton e dyte të Marc ma treguan Eliana dhe Pamela së bashku, dhe të tretën ma tregoi Pamela dhe ishte prapë një Marc tjetër.

Parpiglia: Nëqoftëse ato do të thonë se këto fjalë që ti po thua tani janë gënjeshtra, si do ti përgjigjeshe?

-Ato mund të thonë tani që është e gjitha një gënjeshtër por unë kam provat që demonstrojnë genjeshtrat e tyre. Ato për mua nuk ekzistojnë më. Mbyllet një kapitull dhe unë nuk dua t’ia di më… Më kanë vënë në lojë dhe janë tallur me mua.

Parpiglia: Sipas teje Marco Caltalgirone ekziston apo jo?

– Marko Caltagirone për mua nuk ekziston