“KOPJAC, EDHE UNË…”/ Kejvina flirton me këngëtarin tuaj të preferuar dhe qenka fiksuar fare (VIDEO) – AlpeGossip
“KOPJAC, EDHE UNË…”/ Kejvina flirton me këngëtarin tuaj të preferuar dhe qenka fiksuar fare (VIDEO)

“KOPJAC, EDHE UNË…”/ Kejvina flirton me këngëtarin tuaj të preferuar dhe qenka fiksuar fare (VIDEO)

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, është një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar dhe ndër më të ndjekurat në rrjete sociale, ku tërheq shpesh vëmendjen me pozat e saj joshëse.

Jo rrallëherë, Kejvina lë komente pikante në postimet e personave që ajo ndjek në Instagram, siç ka bërë edhe së fundmi me këngëtarin e famshëm Maluma, i cili është një ndër të preferuarit e femrave.

Teksa Maluma shfaqej në një video duke larë dhëmbët në mëngjes nën ritmet e njërës prej këngëve të tij, Kejvina nuk është përmbajtur dhe i ka shkruar në koment këngëtarit:

“Edhe unë kshu i laj dhëmbët, kopjac”, shoqëruar me një zemër të kuqe, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga “InTV”.