“PËR TY NUK PO MA NDJEN”/ Kënga e re e Mimoza Shkodrës tregon si duhet të ndihemi pas ndarjes (VIDEO) – AlpeGossip
“PËR TY NUK PO MA NDJEN”/ Kënga e re e Mimoza Shkodrës tregon si duhet të ndihemi pas ndarjes (VIDEO)

“PËR TY NUK PO MA NDJEN”/ Kënga e re e Mimoza Shkodrës tregon si duhet të ndihemi pas ndarjes (VIDEO)

Rreth dy javë më parë këngëtarja Mimoza Shkodra prezantoi këngën e saj më të fundit, “Mu ma le fajin”. Dhe ditën e sotme në mënyrë të papritur ajo publikoi “Sot dot pi” (kliko këtu për ta dëgjuar), këngë e publikuar në kuadër të xhirimeve të Vitit të Ri.

Mimoza shfaqet tejet elegante me fustanin e zi me detajin e thekëve me shkëlqim.

Ndryshe nga kënga e parë, në të cilën këndon për një ndarje të dhimbshme, në tekstin e kësaj të fundit Mimoza shprehet ndryshe.

“Sot do të pij/ Se për ty nuk po ma ndjen/ Nuk vjen më kjo rini”, thuhet në refrenin e këngës.

Ndërsa nëpër media u përfol se kënga “Mu ma le fajin” ishte një dedikim, ajo tregoi për “iconstyle.al” se kjo gjë nuk ishte e vërtetë.

“Njerëzit mund ta lidhin me ngjarje të së kaluarës sime, por në fakt nuk është histori personale. Nuk i kam bërë askujt dedikim deri më sot”, u shpreh këngëtarja.

“Mu ma le fajin” u kthye në një hit, pasi brenda më pak se 24 orësh u dëgjua nga mbi 15.700 persona.