”NUK ËSHTË PËR TU MBURRUR”/ Drini Zeqo reagon pas deklaratës së Iris Luarasit për ngelësat – AlpeGossip
”NUK ËSHTË PËR TU MBURRUR”/ Drini Zeqo reagon pas deklaratës së Iris Luarasit për ngelësat

”NUK ËSHTË PËR TU MBURRUR”/ Drini Zeqo reagon pas deklaratës së Iris Luarasit për ngelësat

Deklarata e Iris Luarasit duke përmendur disa emra të njohur të televizionit që kanë ngelur në klasë, ka bërë bujë këto ditë në media. Ndër emrat që Luarasi përmendi e ftuar në “Shiko kush luan”, ishte edhe Arbana Osmani. Moderatorja reagoi me një status në Instagram ku shkruante se në atë periudhë asaj i duhet të punonte për të mbajtur familjen.

Ndërsa ditën e sotme lidhur me këtë çështje ka folur edhe spikeri i lajmeve, Drini Zeqo. Ai ka postuar një lajm mbi deklaratën e Arbanës dhe shkruan: “Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe Po, ne që jemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogjia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”.

Drini ka postuar edhe një mesazh të ardhur nga një ndjekëse duke treguar se ankesa të itilla i vinë përditë. “E vetmja gjë që mund të them është askush nuk do të mbështesë përveç krahëve të tua”, shkruan Drini.