Noizy dhe Alban Skënderaj kanë gati projektin e tyre, Erion Veliaj dhe Ajola kanë diçka për t’u thënë... (FOTO) - AlpeGossip
Noizy dhe Alban Skënderaj kanë gati projektin e tyre, Erion Veliaj dhe Ajola kanë diçka për t’u thënë… (FOTO)

Noizy dhe Alban Skënderaj kanë gati projektin e tyre, Erion Veliaj dhe Ajola kanë diçka për t’u thënë… (FOTO)

Pas bashkëpunimeve të suksesshme me Majk, Capital T, Lyrical Son, MC Kresha, Albani do të vijë nesër me një këngë në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Noizy. Si Albani, ashtu edhe Noizy kanë lajmëruar në profilet e tyre në Instagram, se nesër do të publikohet kjo këngë e re që me siguri do të jetë hiti i verës.

Si çdo bashkëpunim i Albanit me reperat, edhe kjo kënga do të flasë për vështirësitë e jetës, pasi Albani mundohet që të përcjellë një mesazh të fortë me tekstet e tij. Kjo këngë ende e papublikuar, ka marrë edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili i ka shkruar në Instagram Noizy-t “E dua këtë këngë”.

Pas Erion Veliaj ka komentuar edhe partnerja e tij Ajola Xoxa, e cila ka thënë që “Të mirët e Shqipërisë janë bashkuar”.