Rudina Dembacaj është padyshim aktorja më e dashur e humorit për publikun shqiptar. Me rolet e saj ajo ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve dhe të komentohet gjatë nga mediat.
Siç dihet Rudina prej kohësh prezanton emisionin e njohur “Mos i fol shoferit”, ku duke i dhënë një makine interviston personazhet e njohur shqiptar.
Së fundmi aktorja ka prezantuar për herë të parë për fansat motrën e saj Jeredën. Rudina ka shpërndarë një foto në profilin saj në Instagram ku shihet përkrah saj. Motra e saj ka marrë vëmendjen e ndjekësve për pamjen e bukur.
“Nuk është thjesht motra ime,as thjesht shoqja ime e ngushtë, është MENTORE për mua!”, ka shkruar Rudina pranë fotos ku të dyja shfaqen të veshura me fustan të zi.