NUK E THËRRET GJYSH/ George ka pseudonimin më të paparë për Princin Charles (FOTO) – AlpeGossip
NUK E THËRRET GJYSH/ George ka pseudonimin më të paparë për Princin Charles (FOTO)

NUK E THËRRET GJYSH/ George ka pseudonimin më të paparë për Princin Charles (FOTO)

Kur bëhet fjalë për familjen mbretërore në Britaninë e Madhe, fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton janë qershia mbi tortë.

“Dailymail” ka zbuluar se Princi George dhe Princesha Charlotte kanë një pseudonim fantastik për gjyshin e tyre.

Dhe në vend që ta thërrasin gjyshi, apo Princi Charles dy vogëlushët kanë zgjedhur ta quajë “Gjyshi i Wales”.

Sigurisht që kjo lidhet me faktin se Charles quhet ndryshe edhe si, Princi i Ëales! Por në fakt, edhe Mbretërsha e Anglisë Elisabeth II, e quante gjyshine saj, George V, me emrin “Gjyshi i Anglisë”. Kështu që duket se qenka traditë e familjes.

Princi Charles do të bëhet gjysh për të katërtën herë pranverën e vitit 2019, kur Meghan Markle dhe Princi Harry të sjellin në jetën fëmjën e tyre të parë.